Gjykata Speciale

Sërish dëgjimi i dëshmitarit në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së në seancë private


Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të hënën e 15 majit është duke vazhduar gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit me dëgjimin e dëshmitarit të katërt me kodin 4748 në seancë private.

Këtë seancë vetëm Krasniqi është duke e përcjellur përmes video-lidhjes.

Dëshmitari i katërt ka filluar të përgjigjet në kundra-pyetjet e palës mbrojtëse më 12 maj dhe është duke vazhduar të përgjigjet edhe gjatë të hënës.

Më 11 maj kishin përfunduar pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për dëshmitarin e katërt në sesion privat, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe të premten e 12 majit ka vazhduar seanca ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo seancë është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të katërt, i cili është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes në sesion privat.

Të enjten e 11 majit kishin përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt në sesion privat, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ndërkaq, për të premtën ishte planifikuar të fillojnë kundra-pyetjet nga mbrojtësit.

Gjithashtu, të enjten trupi gjykues kishte rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Gjatë seancës së 10 majit 2023, mbrojtësi i Jakup Krasniqit, avokati Aidan Ellis, kishte kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria, të përkthehen në gjuhën shqipe, pasi që sipas tij Krasniqi “nuk di të lexojë në gjuhën angleze”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore