Sport

Serie A/ Shtatë drejtuesit më të paguar, vendi i parë surprizues


Kush janë drejtuesit më të paguar në Serie A? Vendi i parë është surprizues. Presidenti i Hellas Verona-s, Maurizio Setti, renditet në krye të listës së drejtuesve më të paguar, me rreth 4 milionë euro në sezon.

Italiania “Calcio e Finanza” ka publikuar pagat më të larta të shtatë drejtuesve në Serie A, në bazë të pasqyrave financiare të klubeve.

Dokumentet e klubeve kanë të bëjnë me sezonin e kaluar, 2020/21. Për gjashtë klubet kryesore të Serie A, Inter, Juventus, Milan, Lazio, Napoli dhe Roma pagat e drejtuesve u rritën me 16.6%, në krahasim me një sezon më parë.

E thënë ndryshe, këto gjashtë klube kanë paguar 12.7 milionë euro për drejtuesit e tyre në sezonin 2020/21. Një sezon më parë, 2019/20 kishin paguar 10.9%.

Guido Fienga – Roma

Në sezonin 2020/21, Roma kryeson listën me drejtuesit më të paguar. Kryeqytetasit paguan 3.58 milionë euro. Në vend të dytë vjen Milan-i, me 3.45 milionë euro. Dhe më pas renditen, Napoli me 2.2 milionë euro, Inter-i me 1.5 milionë euro, Juventus-i me 1.27 milionë euro dhe Lazio me 0.68 milionë euro.

Përsa i përketë emrave të përveçëm, Presidenti Setti i Hellas Verona-s mban kryesimin me 3.788 milionë euro në sezon.

Në vend të dytë renditet, Ivan Gazidis-i, Drejtori Ekzekutiv i Milan-it, me pagë 3.15 milionë euro. Në vend të tretë renditet, Fabio Paratici, ish-drejtori menaxhues i futbollit në klubin e Juventus-it, aktualisht te Tottenham-i, me pagë 2.629 milionë euro.

Ivan Gazidis – Milan

Guido Fienga, Drejtori Ekzekutiv i Roma-s mban vendin e katërt me 2 milionë euro në sezon. Mauro Baldissoni, zëvendëspresidenti i Roma-s renditet i pesti me 1.51 milionë euro.

Më pas vijnë tre president klubesh. Claudio Lotito i Lazio-s dhe Paolo Scaroni i Milan-it marrin nga 600 mijë euro. Andrea Agnelli i Juventus-it përfiton 512 mijë euro.

Listën e shtatë më të paguarve e mbyll, zëvendëspresidenti i Juventus-it, Pavel Nedved-i. Çeku përfiton 436 mijë euro në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore