Film

Seriali kinez ‘Game’s Victory’ akuzohet për plagjiaturë të ‘Suqid Game’


Gjiganti kinez i transmetimit të filmave, Youku, është kritikuar për plagjiaturë të serialit të suksesshëm të Netflix ,“Squid Game”.

Ai do të transmetojë një serial gati të njëjtë me “Suqid Game”, të cilin e ka quajtur “Game’s Victory”.

Ashtu si Squid Game, seriali ka vënë në qendër konkurrentët dhe lojërat e fëmijëve.

Edhe posterat janë shumë të ngjashëm me atë të hitit korean. Netizens kritikoi platformën “e paturpshme” dhe aspak origjinale.

Në përgjigje, Youku ka kërkuar falje dhe tha se ishte vetëm një poster “draft”.

“Për shkak të një gabimi në punë, u shfaq drafti i parë i shfaqjes së re ‘Game’s Victory'”, sqaroi kompania e transmetimit në platformën e ngjashme me Twitter Weibo, së bashku me një poster i ndryshëm për serialin e ri.

Squid Game, seriali që ka në qendër lojërat vdekjeprurëse të fëmijëve, është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në Kinë.

Netflix nuk është i disponueshëm në Kinë dhe shumë njerëz e kanë parë shfaqjen në faqet e paligjshme të transmetimit.

Youku, e cila ka një bazë të vlerësuar të abonentëve midis 90 dhe 100 milionë, është një nga platformat më të njohura të transmetimit në Kinë.

Kina dhe Koreja kanë pasur një sërë përplasjesh kulturore vitet e fundit.

Vitin e kaluar, për shembull, Kina u akuzua për “vjedhje të kulturës koreane” kur pretendoi se ajo drejtonte industrinë e kimchi-t.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore