Sport

Sergio Aguero, në radarin e gjigantëve evropianë


Në vitin e fundit të kontratës te Manchester City, nuk është e sigurt nëse Aguero do vazhdojë karrierën e tij në ishull.

32 vjeçari, sulmuesi më i mirë në histori të qytetarëve dhe një ndër më të mirët në botë, po kalon një periudhë të vëshitrë në karrierë.

Mes shumë lëndimeve, Aguero ka zhvilluar shumë pak ndeshje në sezonin 2020/’21.

Mes dyshimeve se a do vazhdojë kontratën me skuadrën e Guardiola-s, Aguero është futur ne radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas Jose Alvarez, gazetar spanjoll i “LaSexta”, Aguero kërkohet nga Inter, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Barcelona.

Të gjitha skuadrat tashmë kanë kontaktuar më Aguero-n, raporton Jose Alvarez.

Aguero ka filluar vitin e dhjetë te Manchester City, dhe si duket një aventure të bujshme në ishull po i vjen fundi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore