Sport

Sergej Milinkovic Savic dëshiron qëndrimin te Lazio


Mesfushori serb, Sergej Milinkovic, është treguar i vendosur se dëshiron të qëndrojë te Lazio.

Ai është lidhur së fundmi me një lëvizje në “Old Trafford”.

Poashtu, zërat nga mediat italiane raportuan që Milinkovic Savid dhe trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri, kishin prishur marrëdhëniet.

Mirëpo, këto zëra i ka mohuar vet Milinkovic Savic, duke thënë se është shumë i lumtur me shërbimet e trajnerit Sarri.

“Shoh shumë zëra rreth meje, por, nuk më interesojnë. Thjesht dua që Lazio të fitoj”, shkruajti ylli i Lazio-s në Instagram.

Milinkovic Savic, që ka kontratë me biankoselestët deri në vitin 2024, ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Sarri-t.

Ai ka luajtur në të gjitha 19 ndeshjet deri tani në Serie A.

Dhe, kështu ai e ka bërë të qartë që nuk e mendon një të ardhmen larg Lazio-s, duke shprehur besimin e plot te klubi dhe projekti i tyre.

United në këtë mënyrë duhet ta “zhdukin” opsionin Sergej, dhe të kthejnë sytë diku tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore