
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka ngritur shqetësimin për lobimin e “hatashëm” të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër Kosovës.
Ai ka thënë se beteja me Serbinë fitohet vetëm në “Capitol Hill” përmes Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane.
Bislimi në postimin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç ka publikuar një letër të 16 anëtarëve të kongresit të SHBA-ve, dërguar presidentit Joe Biden në përkrahje të Serbisë.
“Letra me mbi njëmijë fjalë në dy faqe lartëson Serbinë po aq sa që të shkon mendja mos po flitet për ndonjë ‘Serbi’ tjetër e jo këtë që ka shkaktu luftrat më të përgjakshme në historinë moderne të Evropës, gjenocidin, dhe spastrimin etnik më makabër pas Holokaustit në Evropë”.

“Por, ky është lobimi serb. Ky është rezultat direkt i angazhimit të Beogradit zyrtar që derdhë miliona dollarë në Washington për të përvetësuar sa më shumë përkrahje aty ku fitohet ose humbet beteja historike politike e Serbisë ndaj Kosovës – në Capitol Hill”, ka shkruar ai.
Bislimi thotë se Serbia e ka kuptuar fare mirë se ata humbën krejt betejat në Ballkan kur shqiptarët fituan përkrahjen më të madhe në Capitol Hill.

“Tani, Beogradi nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës. Serbët tash po lobojnë hatashëm në DC, gjerësa ne po merremi me njëri tjetrin, me politikat e brendshme, dhe kështu po shpërfaqim mediokritet të paparë politik në një kohë kaq kruciale për Kosovën! Kjo është e pafalshme!”, ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se tani është momentumi i përbashkimit të akterëve politik në Kosovë “vetëm e vetëm që ta fitojmë edhe betejën e fundit me Serbinë”.

“Kjo betejë fitohet vetëm në Capitol Hill dhe vetëm përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës së vetme të regjistruar si lobiste që nga viti 1989 në krye me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin”, ka thënë ai.
/Albanianpost.com-
Ish-kryeministri i dha vetes fshehurazi 5 ministri shtesë, indinjohen australianët
-
Në vigjilje të takimit me Kurtin, Vuçiç-i bisedon me Peach: Serbia është pala konstruktive, duam kompromis në dialog
-
Amazon akuzon Komisionin Federal të Tregtisë për ngacmim të drejtuesve, përfshirë Jeff Bezos dhe Andy Jassy
-
Komisioni Evropian: Në takimin Kurti – Vuçiç do flitet për të gjitha temat e hapura