Kosova

Serbia mund të provojë të kopjojë librin e lojës ruse në Kosovë, thotë Serwer


Profesori amerikan në "John Hopkins University", Daniel Serwer

“Serbia mund të provojë të kopjojë librin e lojës ruse, duke pretenduar gjenocid kundër serbëve në Veri të Kosovës si justifikim për lëvizje ushtarake deri në lumin Ibër. Mobilizimi i ushtrisë së Beogradit në reagim ndaj një zënke rreth targave para disa muajve duhet të shërbejë si paralajmërim ushtarak. Për të mos thënë edhe dërgimin substancial të forcave rreth kufirit/ndarjes me Kosovën”.

Kështu është shprehur eksperti për çështje të Ballkanit dhe profesori universitar në John Hopkins University, Daniel Serwer në një shkrim në “Peacefare”.

Mes tjerash, Serwer ka ofruar një vështrim të tij rreth situatës stagnuese në Ballkanin Perëndimor si tërësi, ku ka identifikuar një numër faktorësh të mbrapsht.

“Rajoni i Ballkanit është i stagnuar. Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës kanë mbetur në vend. Beogradi, pas ndryshimeve premtuese në politikën e saj ndaj Ukrainës, ende qëndron në anën e Rusisë. Reforma Zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë është shkronjë letër e vdekur”.

“Mali i Zi ka një qeveri kujdestare të re mandati i së cilës është për përgatitje për zgjedhje të reja. Bullgaria bllokon negociatat për anëtarësim edhe të Maqedonisë edhe të Shqipërisë”, ka shkruar në faqen e tij në ‘Peacefare’, eksperti për çështje të Ballkanit, profesori Daniel Serwer.

Një pikturë e tillë, thotë Serwer, “S’është as më së keqti e as më së miri’.

“Ligji i Biciklites”, shprehet profesori, “mbizotëron në Ballkan”.

“Nëse gjërat nuk lëvizin, balanca është e vështirë dhe më me gjasë rrëzimi”.

Mes tjerash, profesori amerikan hedh vështrimit edhe ka lideri nacionalist serb i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, dhe politikave të tij secesioniste.

“Anëtari serb i presidencës kolektive të BeH-së, Milorad Dodik, mund të përfundojë pa rriska të holla sallami me të cilat e ka deprivuar Sarajevën nga sovraniteti dhe të bëjë ndonjë lëvizje për të marrë nën kontroll Bërçko-n, qytetin pak a shumë autonom të Bosnjes verilindore që i lidh dy krahët e Republika Srpska-s”, ka shkruar profesori.

Hiç më pak situatë të rrezikshme, për Serwer-in përbën edhe elementi nacionalist kroat në Bosnje-Hercegovinë.

“Nacionalistët kroatë në BeH mund të provojnë të konstituojnë entitetin e tyre dhe të tërhiqen nga institucionet qendrore të shtetit”.

“Parehatitë në Maqedoni mund të rrëzojnë qeverinë me mendësi reformatore dhe pro BE-së, dhe madje edhe të paraqesin konflikte ndëretnike”, ka shkruar mes tjerash profesori amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore