E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se ka kërkuar nga ambasadorët e Quint-it, të Brukselit, si dhe nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, i cili është ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që të mundësojnë referendumin për ndryshime kushtetuese në Serbi të 16 janarit, të mbahet edhe në Republikën e Kosovës.
Kjo zyrë përmes një komunikate ka thënë se ua ka dërguar kërkesën diplomatëve për shkak se Prishtina nuk ka dhënë dritën “jeshile” për zhvillimin e procesit të referendumit edhe në territorin e Kosovës.
Ajo po ashtu ka deklaruar se me rastin e referendumit, më 16 janar, i ka dërguar kërkesë me kohë Misionit të OSBE-së në Kosovë që “në mënyrë operative të zhvillohet procesi i votimit në terren, gjegjësisht votimin në referendum të qytetarëve të Serbisë”, përcjell mediumi serb Danas.
Sipas tyre thuhet se janë të “informuar nga OSBE-ja se ky mision ndërkombëtar më 22 dhjetor, në përputhje me mandatin e besuar, është e gatshme të organizojë një referendum në Kosovë, si më parë”, por se sipas tyre autoritetet e Prishtinës “nuk ka dhënë dritën jeshile për mbajtjen e referendumit”, thuhet në njoftim.
Beogradi duke bërë përpjekje që të realizoj referendumin edhe në territorin e Kosovës, thekson se Prishtina e di se i gjithë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kalon përmes Brukselit, rrjedhimisht sipas tyre në rastin e organizimit të votimit dhe procesit zgjedhor, misioni i OSBE-së, mund ta realizoj këtë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas Beogradit “interpretimet dhe mesazhet që kanë ardhur nga Prishtina ditëve të kaluara për këtë çështje janë krejtësisht të pasakta dhe tejet dashakeqe”, thuhet në komunikatë.
Nga ana tjetër, Republika e Kosovës, ka paralajmëruar se çfarëdo procesi që ka të bëjë me Serbinë nuk do të shtrihet edhe në territorin e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit