Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e ka shpallur person të padëshirueshëm sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hërvoj Shnajder, ka njoftuar të hënën diplomacia serbe nëpërmjet një komunikate për media, derisa vendimi është cilësuar nga shteti kroat si hap drejt përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Gjatë angazhimit të tij profesional në Serbi, siç thuhet në komunikatën e diplomacisë serbe, por pa dhënë detaje tjera lidhur me rastin, sekretari i parë i ambasadës kroate, ka devijuar nga korniza e normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961). E këtë vendim e ka kundërshtuar ashpër shteti kroat.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në kryeqytetin serb ta shpall persona non grata, derisa ky akt është vlerësuar nga diplomacia kroate në masë të madhe si hap drejt destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale.
“Vendimi i lartpërmendur i Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti në juglindje të Evropës është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatën e diplomacisë kroate.
Kroacia, përveç shprehjes së keqardhjes për “përshkallëzimin e parashikuar” të marrëdhënieve bilaterale, ka shprehur ndër të tjera edhe shqetësimin e thëllë se dëbimi i diplomatit kroat paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili, gjithmonë sipas diplomacisë kroate, manifestohet posaçërisht në periudhën parazgjedhore në Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ahmeti: Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit
-
Murati arsyeton Raportin e DASH-it: Kuantitativisht ka përgjysmim të korrupsionit, përpiluesi ka rënë pre e dezinformatave të mediave
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Gjykata i lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë