
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 10 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 249 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 17 mijë e 396 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 800 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 51 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 706 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 959 mijë e 699 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 22 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milion e 59 mijë e 726 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën