Boterori 2022

Përfundon sfida: Senegali kualifikohet në raundin e të 16-ve


Përfundon sfida, Senegali kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Botës

____________________________________________________________________

90+5’: Zëvendësim te Senegali

Del: Boulaye Dia

Futet: Pape Abou Cisse

____________________________________________________________________

90+5’: Ekuadori shumë pranë golit të barazimit

____________________________________________________________________

Përfundon takimi mes Holandës dhe Katarit, me skuadrën evropiane që triumfoi 2-0 duke marrë vendin e parë në Grupin A dhe kualifikimin në raundin e të 16-ve.

Katari zytarisht mbyll aventurën në Kupën e Botës.

____________________________________________________________________

92’: Goditje nga këndi për Ekuadorin

____________________________________________________________________

90’: Gjashtë minuta shtesë dhe aq sa i duhen Senegalit për të kaluar në raundin tjetër të Kupës së Botës

____________________________________________________________________

89’: Pape Gueye provon nga distanca, pret në dy kohë portieri ekuadorian

____________________________________________________________________

85’: Zëvendësim te Ekuadori

Del: Angelo Preciado

Futet: Jackson Porozo

____________________________________________________________________

82’: Boulaye Dia flirton me golin

Boulaye Dia i shpëton mbulimit të mbrojtjes ekuadoriane dhe rrezikon portën me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

____________________________________________________________________

78’: Dy goditje të njëpasnjëshme nga këndi për Senegalin, por nuk sjellin shumë rrezik në portën kundërshtare

____________________________________________________________________

76’: Gonzalo Plata shfaqet rrezikshëm në zonën e Edouard Mendy, por topi kontrollohet pa problem nga portieri i Chelsea-t

____________________________________________________________________

75’: Dy zëvendësime te Senegali

Dalin: Ismaila Ciss, Iliman Ndiaye

Futen: Nampalys Mendy, Ahmadou Bamba Dieng

____________________________________________________________________

70′:GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Ekuador 1-2 Senegal

Vetëm tre minuta zgjat barazimi dhe kapiteni Kalidou Koulibaly kalon përsëri në avantazh Senegalin.

____________________________________________________________________

67′: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, shënon Caicedo, Ekuador 1-1 Senegal

Moises Caicedo i lënë në harrës nga mbrojtja senegaleze në shtyllën e dytë arrin të shënoi duke i çuar shifrat në 1-1.

____________________________________________________________________

66’: Kartoni i parë i verdhë i takimit

Nuk fal më Clement Turpin, ndëshkon me karton të verdhë mesfushorin senegalez, Idrissa Gueye.

____________________________________________________________________

64’: Tjetër zëvendësim te Ekuadori

Del: Michael Estrada

Futet: Djorkaeff Reasco

____________________________________________________________________

60′: Gjyqtari Clement Turpin këshillon lojtarin ekuadorian, Angelo Preciado

Ende asnjë karton i nxjerrë nga gjyqtari francez në këtë takim.

____________________________________________________________________

57′: Tenton gjuajtjen me kokë Michael Estrada, por goditja e tij ishte jo shqetësuese për portierin senegalez, Edouard Mendy

____________________________________________________________________

Duket sikur skuadrat kanë ndërruar rolet në krahasim me pjesën e parë, me Ekuadorin që sulmon më shumë dhe Senegali që është më i kujdesshëm.

____________________________________________________________________

53′: Ekuadori shfaqet rrezikshëm në portën e Senegalit

____________________________________________________________________

49′: Ekuadori bën goditjen e parë në kuadrat për këtë ndeshje me Jose Cifuentes

____________________________________________________________________

Holanda ka shënuar përsëri përballë Katarit. Frenkie de Jong është autori i golit.

____________________________________________________________________

Ekuadori e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime:

Dalin: Alan Franco, Carlos Gruezo

Futen: Jeremy Sarmiento, Jose Cifuentes

____________________________________________________________________

45’: Fillon pjesa e dytë në stadiumin “Khalifa International” të Dohas, Ekuador 0-1 Senegal

Kësaj radhe topin e parë nga mesi i fushës e shkelmojnë afrikanët.

____________________________________________________________________

Përsa i përketë ndeshjes tjetër të këtij grupi, ku Holanda po fiton 1-0 ndaj Katarit me golin e Cody Gakpo, futbollisi i PSV Eindhoven ka arritur një statistikë të veçante.

Gakpo tani ka shënuar po aq gola në Kupën e Botës për Holandën sa Johan Cruyff (3).

____________________________________________________________________

Pjesa e parë e Ismaila Sarr me numra kundër Ekuadorit:

27 prekje

6/7 duele të fituara në fushë

2/2 driblime të kompletuara

1/1 duele ajrore të fituara

1/1 krosime të kompletuara

1 gol

____________________________________________________________________

45+6’: Përfundon pjesa e parë: Ekuador 0-1 Senegal

Senegali po udhëheq në pjesën e parë, 1-0 ndaj Ekuadorit falë golit të Ismaila Sarr në minutën e 44 me 11 metërsh.

Në fakt në këtë pjesë të parë e cila kishte shumë ritëm, Senegali ishte më kërkues në fushë, duke ju afruar golit në disa raste me Idrissa Gueye dhe Boulaye Dia.

Me rezultatin e kësaj pjese, Senegali është skuadra e dytë në Grupin A që pritet të kalojë në raundin tjetër pas Holandës kryesuese.

Rezultatet e dy ndeshjeve të Grupit A pas 45 minutave të para:

Ekuador 0-1 Senegal

Holande 1-0 Katar

Renditja në Grupin A pas 45 minutave të para:

Holandë– 7 pikë

Senegal – 6 pikë

Ekuador – 4 pikë

Katar – 0 pikë

____________________________________________________________________

45+3’: Ka nervozizëm në fushë

Enner Valencia e ka kërkuar një përplasje me kundërshtarin, por Clement Turpin ndërhyn për të qetësuar gjithçka.

____________________________________________________________________

44′: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, shënon Ismaila Sarr, Ekuador 0-1 Senegal

Ismaila Sarr, e fitoi penalltinë po vet dhe po vet e dërgoi në fundin e rrjetës topin.

Goli i parë për të në Kupën e Botës dhe i 11-ti në total me Senegalin.

____________________________________________________________________

42′: Penallti për Senegalin

Gjyqtari francez Clement Turpin fishkëllen për 11 metërsh në favor të Senegalit. Ismaila Sarr arrin të depërtojë në zonën kundërshtare ku pengohen nga Piero Hincapie.

____________________________________________________________________

41′: Moises Caicedo rikthehet në fushën e blertë

____________________________________________________________________

39’: Dëmtohet mesfushori ekuadorian, Moises Caicedo

Moises Caicedo mbetet i dëmtuar pas përplasjes me Ismaila Sarr. Megjithatë nuk duket të ketë probleme serioze për mesfushorin e Brighton në Premier League angleze.

____________________________________________________________________

37’: Nuk kanë fund aksionet e Senegalit në këtë ndeshje, por saktësia para portës është ajo që u mungon së tepërmi

____________________________________________________________________

35’: Dalja në kohën e duhur, Hernan Galindez ndalon një aksion të rrezikshëm të Senegalit

____________________________________________________________________

29’: Senegali shtyn përpara me Iliman Ndiaye, por ai gabon në momentin e fundit

____________________________________________________________________

Ndërkohë në sfidën tjetër të këtij grupi, Cody Gakpo ka kaluar në avantazh Holandën përballë Katarit.

Tre gola në tre ndeshje për holandezin.

Ai është lojtari i parë i Holandës që shënon në secilën nga tre ndeshjet e tij të para në Botëror.

____________________________________________________________________

24’: Ismaila Sarr tenton super golin, por merr vetëm një goditje nga këndi

____________________________________________________________________

22′: Nuk ka dëmtim serioz për Angelo Preciado, i cili rikthehet në fushë

____________________________________________________________________

20’: Angelo Preciado i Ekuadorit dëmtohet pas përplasjes me Ismaila Sarr

Loja ndalet përkohësisht, ndërkohë që stafi mjeksor ekuadorian jep ndihmën e parë për lojtarin e tyre.

____________________________________________________________________

18′: Goditje nga këndi për Senegalin, që qëndron në sulm

____________________________________________________________________

14’: Lojë me shumë ritëm në këto minuta të para

Luhet nga porta në portë, lojë me ritëm dhe aksione nga të dyja skuadrat.

____________________________________________________________________

10’: Rrezikshmëri e lartë në portën e Ekuadorit, por shpëton sërish

____________________________________________________________________

8’: Mbrojtja ekuadoriane ‘fut ujë’, por Senegali shpërdoron rastin e dytë të artë

Një rast edhe më i pastër se ai i minutës së tretë është shpërdoruar nga ana e Senegalit. Këtë herë përballë portirit kundërshtar ishte sulmuesi Boulaye Dia që e dëgon topin jashtë kuadratit.

____________________________________________________________________

4’: Përseri shfaqet rrezikshëm Senegali, por portieri ekuadorian, Hernan Galindez arrin të largojë rrezikun

____________________________________________________________________

3’: Senegali shpërdoron rasin e artë

Idrissa Gueye ka humbur rastin e artë për të kaluar në avantazh skuadrën afrikane.

____________________________________________________________________

1’: Nis takimi mes Ekuadorit dhe Senegalit

Topin e parë nga mesi i fushës e shkelmojnë amerikano-jugorët.

____________________________________________________________________

Tifozët janë gati…

____________________________________________________________________

Një nderim i jashtëzakonshëm nga fansat e Senegalit për Papa Bouba Diop, nr. 19, i cili u nda nga jeta në këtë ditë në 2020.

____________________________________________________________________

Për herë të dytë në historinë e tyre ekuadorianët mund të kalojnë në raundin e të 16-ve, duke përsëritur vitin 2006, kur u eliminuan nga Anglia.

____________________________________________________________________

Senegali ka pësuar gol përtej minutës së 70-të në secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

____________________________________________________________________

Ekuadori dhe Senegali takohen në stadiumin “Khalifa International” me kapacitet 45 mijë vende në Doha.

Pasi u bë skuadra e parë në 52 vjet që fitoi ndaj një ekip pritës në ditën e parë të ndeshjes së çdo Kupe Bote (2-0 kundër Katarit), Ekuadori vazhdoi të bëhej kryefjalë duke rrëmbyer një pikë kundër tre herë nënkampioneve të Holandës.

Pas fitores 3-1 ndaj Katarit, Senegali tani qëndron si skuadra e vetme afrikane që ka ndihmuar në eliminimin e një organizatori të Kupës së Botës.

____________________________________________________________________

Formacionet zyrtare: Holandë – Katar

Holanda (4-3-1-2): Noppert, Timber, van Dijk, Ake, Dumfries, de Roon, de Jong, Blind, Klaassen, Gakpo, Depay.

Katari (5-3-2): Barsham, Mohammad, Ro-Ro, Khoukhi, Hassan, Ahmed, Al Haydos, Madibo, Hatim, Ali, Afif

____________________________________________________________________

Formacionet zyrtare:

Ekuador 4-3-3: Galindez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan; Franco, Gruezo, Caicedo; Plata, Estrada, Valencia.

Zëvendësuesit: Arreaga, Cifuentes, Dominguez, Ibarra, Mena, Pacho, Palacios, Porozo, Preciado, Ramirez, Reasco, Arboleda, Rodriguez, Sarmiento.

Senegal 4-2-3-1: E.Mendy; Sabaly, Koulibaly, Jakobs, Diallo; Ciss, I.Gueye; Ndiaye, P.Gueye, Sarr; Dia.

Zëvendësuesit: Ballo-Toure, Cisse, Diatta, B Dieng, S Dieng, Gomis, Jackson, Loum, F Mendy, N Mendy, Name, N’Diaye, P Sarr.

____________________________________________________________________

Grupi A do të luajë aktin e fundit të fazës së grupeve: Ekuador – Senegal dhe Holandë – Katar.

Holanda dhe Ekuadori qëndrojnë në krye të këtij grupi me nga katër pikë. Senegali ka tre pikë. Ndërsa në vendin e fundit pa pikë dhe e eliminuar tashmë nga Kupa e Botës është Katari pritës.

Teksa Holanda luan një ndeshje të lehtë në letër ndaj Katarit, një përballje e fortë premton të jetë ajo mes Ekuadorit dhe Senegalit.

Skuadra nga Amerika e Jugut mjaftohet dhe me një barazim për të kaluar në raundin tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore