Muzikë

“Selfish”, kënga e re e Justin Timberlake dedikuar Jessica Biel-it, mes thathethemeve mbi krizë martesore të çiftit


Këngëtari Justin Timberlake, do të përdorë këngën e tij të parë në gjashtë vjet për të treguar se sa shumë e do gruan e tij, Jessica Biel.

Këtë javë ai solli këngën e re “Selfish”, duke prezantuar kështu një prurje të re ku zotohet se nuk do ta lërë kurrë aktoren të ikë, mes thashethemeve në rritje se martesa e tyre është në krizë.

Në baladën klasike të stilit Justin, të zhveshur, ai këndon: “Po të shihnin atë që pashë unë, do të binin ashtu siç rashë unë”.

Jessica Biel, Justin Timberlake.

“Nëse ata e dinë atë që di unë, ata nuk do të të linin kurrë. Nuk të lë kurrë të shkosh”, këndon tutje ai.

Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë dy djem, Silas dhe Phineas.

Justin dhe Jessica raportohet se kanë qenë në kriza që kur ish-ylli i tij, Britney Spears publikoi autobiografinë e saj në tetor.

Ajo zbuloi se kishte abortuar fshehurazi fëmijën e tyre në fillim të vitit 2000, pasi Justin i tha asaj se nuk donte të bëhej baba.

Lajmi i ka tronditur të gjith, përfshirë edhe Jessican, e cila thuhet se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Britney Spears.

“Për mua, nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë”, shkroi Britney Spears në librin e saj “The Woman In Me”.

“Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë”, shkroi tutje ajo.

Por, Justin nuk e ka komentuar kurrë publikisht dedikimin e Spears, duke lënë kështu hapësirë për aludime nga fansat.

Britney Spears pranon se ka pasur abort me kërkesë të Justin Timberlake

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore