Shqipëria

Sekuestrimi i 1 ton kokaine të shqiptarit në Brazil fundos një nga rrjetet më të mëdha kriminale


Pothuajse 1 ton kokainë e pastër është sekuestruar nga policia braziliane dhe ajo portugeze, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, që posedohej nga Altin Drimadha dhe një tjetër trafikant shqiptar, i cili tashmë ndodhet në arrati.

Sasia e kokainës po transportohej në bordin e anijes. Sakaq, është arrestuar ekuipazhi prej shtatë anëtarësh: dy shtetas italianë, një filipinas, dy ekuadorianë dhe dy shtetas domenikanë.

Si u arrit në këtë operacion?

Më 7 qershor, në shtëpinë e shtetasit shqiptar Altin Drimadha në São Paulo, Brazil, Policia Federale sekuestroi 350 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar në një valixhe Luis Vuitton, 300 mijë dollarë amerikanë, një flash drive me videon e operacionit, dy armë AK 47 dhe dy telefona celularë.

Sekuestrimi i kësaj sasie droge bëri të mundur zhvillimin e një operacioni më të madh nga Policia Federale e Brazilit dhe Policia Portugeze U.C.C.

Prania e forcave portugeze në Brazil synonte veçanërisht të kujdesej për organizimin e aktiviteteve të transportit të drogës, të furnizuara nga tregtarët me shumicë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi, ku substanca duhej të shkarkohej, pjesërisht në Portugali, Antwerp dhe pjesërisht në Australi.

Këto aktivitete të policisë braziliane, shkruajnë mediat vendase, u kryen në Sao Paulo përmes përgjimeve nga autoritetet brazilianë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Lënda narkotike ishte transportuar në det të hapur nga porti i São Paulo, në mes të Oqeanit Atlantik dhe ishte drejtuar drejt bregdetit portugez.

Interpoli është gjithashtu i sigurt, nga hetimet e kryera, se aktori kryesor pas këtij operacioni është një tjetër shtetas shqiptar me të kaluar kriminale në Australi, i quajtur Comanchero.

Substanca e sekuestruar dyshohet se ishte e destinuar për shitje në Evropë dhe Australi nëpërmjet organizatave kriminale që vepronin në Itali, Belgjikë, Holandë, Shqipëri dhe Australi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore