
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka vlerësuar rëndësinë strategjike të Gjermanisë, si një stacion kyç për ushtrinë amerikane.
Deklarata vjen pas një periudhe delikate gjatë administratës Trump, e cila urdhëroi që numri i trupave amerikane të ulet me më shumë se 25% në rajon.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin zhvilloi të enjten një bisedim me ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Në komunikimin e parë pas marrjes së detyrës, Lloyd vuri theksin tek vlera e Gjermanisë në partneritetin ushtarak me SHBA-në.
Pas vendimit të administratës Trump, zyrtarët gjermanë kanë pritshmëri që vendimi do të tërhiqet nga administrata e re e Biden-it.
Në një postim në Twitter, ministrja gjermane deklaroi se SHBA e konsideron praninë e saj në Gjermani si një pjesë të rëndësishme të sigurisë së përbashkët.
Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh të tjera, përfshirë bashkëpunimin në NATO, pandeminë dhe sigurinë në Afganistan dhe Irak.
34 mijë e 500 trupa amerikane janë të stacionuara në Gjermani. SHBA-ja ka një bazë ajrore në Ramstein dhe selitë e komandës për Evropën amerikane dhe Afrikën.
Në 2020, SHBA-ja vendosi të tërhiqte pothuajse 12 mijë trupa nga Gjermania. Lëvizja e trupave ishte në kuadrin e një ripozicionimi strategjik të forcave të SHBA-së në Evropë.
Rreth 6 mijë e 400 trupa u kthyen në SHBA. Pjesa tjetër u zhvendos në vende të tjera të NATO-s si Italia dhe Belgjika.
Administrata Trump ndërmorri këto masa si një kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë që nuk arriti të përmbushë objektivat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina paralajmëron SHBA-të kundër ndërhyrjes në Tajvan
-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore
-
Suedia ka përmbushur detyrimet për anëtarësimin në NATO, thotë Stoltenberg
-
Kryetari i Zubin Potokut për “The Guardian”: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore