Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje gjatë horizontit afatmesëm, rreziku kryesor është inflacioni

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në një prononcim për mediat të mërkurën e 6 korrikut, ka bërë me dije situatën ekonomike në vend, duke deklaruar se për këtë vit do të ketë rritje ekonomike, por rreziku kryesor është rritja e inflacionit.
Sipas Sejkos, dy muajt e kaluar, prill dhe maj, kishte rritje të inflacionit, 6.2% dhe 6.7% respektivisht.
Shpresat për ekonominë shqiptare janë optimiste pasi, sipas Guvernatorit të BSH-së, do të kemi rritje ekonomike gjatë horizontit afatmesëm.
“Ekonomia do vijojë në horizont afatmesëm të rritet në mënyrë solide. Ritmi do të jetë në ngadalësim me tremujorin e parë, por do të ruajë bilancin e bizneseve dhe familjeve shqiptare”.
“Jemi të bindur që do të kemi rritje ekonomike këtë vit, me 4%”.
Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze, u shpreh Sejko.
Sipas tij, rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe ngadalësimi i pritur i ekonomisë në eurozonë, “do të ketë një ndikim të kundërt për inflacionin dhe rritjen ekonomike në vend”.
Nga ana tjetër, inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë.
“Norma do kulmojë në tremujorin e tretë dhe do të bjerë në tremujorët në vijim”.
Këshilli Mbikqyrës mori vendimin për të rritur me 0.5 pikë përqindje normën e interesit.
“Kjo do të krijojë kushte të përshtatshme për kthimin e inflacionit në normalizim”, tha Sejko.
Guvernatori foli edhe për amnistinë fiskale, për të cilën tha se qëllimi kryesor është formalizimi i ekonomisë, por nuk duhet të lejojmë të pastrohen para dhe të krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme fiskale.
“Të gjithë institucione duhet të rrisin rregullat fiskale, nëse amnistia do të kryhej pa ndërmarrë këto masa , nuk do të ishte eficente. Në detaje ligji do të analizohet dhe përgjigja do t’i jepet me shkrim Ministrisë së Financave”, tha Sejko.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve miraton buxhetin afatshkurtër
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
Iu vendos tritol në mjet, arrestohet duke qarkulluar me armë Aldi Mustafa
-
Sejko: Shqipëria arriti të përballojë rritjen e çmimeve, inflacioni më i ulët në rajon
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan