Lajme

Saturni bëhet sërish planeti me numrin më të madh të satelitëve


Shkencëtarët kanë zbuluar edhe 62 hëna të reja të Saturnit dhe kjo e ka kthyer atë në statusin e planetit me shumicën e tyre.

Pak muaj më parë, lider në sistemin diellor ishte gjigandi i gazit Jupiter, raporton The Guardian.

Numri i përgjithshëm i hënave të Saturnit është 145, dhe i Jupiterit është 95.

Kjo është përcaktuar zyrtarisht nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik (IAU).

“Jo vetëm që Saturni pothuajse ka dyfishuar numrin e hënave të tij, por tani ka më shumë hëna se të gjithë planetët e tjerë në Sistemin Diellor së bashku”, tha Brett Gladman, një profesor dhe astronom në Universitetin e Kolumbisë Britanike.

Satelitëve të rinj iu caktuan përkohësisht vargje numrash dhe shkronjash. Me kalimin e kohës, ata do të emërtohen sipas perëndive galike, skandinave dhe kanadeze Inuit.

Hënat janë kryesisht të grumbulluara dhe mund të jenë mbetjet e hënave të mëdha që u rrëzuan gjatë orbitimit të Saturnit.

Kohët e fundit janë zbuluar hënat e reja të Saturnit që kanë formë të çrregullt dhe ngjajnë me patatet, raporton The New York Times.

Ata orbitojnë larg planetit në një distancë prej 10 deri në 29 milionë km, krahasuar me objektet më të mëdha.

“Këta satelitë janë çelësi për të kuptuar disa pyetje të rëndësishme rreth Sistemit Diellor. Ata kanë gjurmë të ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën”, tha Bonnie Buratti, një shkencëtare në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforni dhe zëvendës shkencëtare për misionin e ardhshëm Europa Clipper te Jupiteri.

Shkencëtarët supozojnë se në të ardhmen Jupiteri do të jetë në gjendje të kapërcejë përkohësisht Saturnin përsëri dhe të bëhet lider në numrin e satelitëve.

Kujtojmë, shkencëtarët me ndihmën e teleskopit Webb arritën të parashikojnë se unazat e brendshme të Saturnit do të zhduken përgjithmonë pas disa kohësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore