Përballje

“San Siro” dëshmitar i derbit, Milan dhe Juventus vijnë përballë njëra-tjetrës


Në kuadër të javës së 23-të të Serie A-së, luhet super derbi mes Milan dhe Juventus.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me synime të ndryshme, si shpesh herë viteve të fundit.

Këtë herë, rolet kanë ndryshuar.

Derisa Milan lufton për titull, Juventus është në luftë për të siguruar një vend në zonën Champions.

Ndeshja e sontme do të vendosë shumëçka për fatin e të dy skuadrave, por sidomos për atë të Milan.

Kuqezinjtë kishin mundësi javën e kaluar që të ngjiteshin në krye të tabelës, por surprizisht u mposhtën nga Spezia në Milano.

Tani, me ndeshje të barabarta ata janë pesë pikë pas Inter, dhe një tjetër hap fals do të kushtonte shumë.

Juventus në anën tjetër kërkon që të mbajë hapin me Atalanta-n, sepse edhe për ta një hap fals do të kushtonte me largim nga zona Champions.

Ndeshja fillon sonte në orën 20:45, me të dy skuadrat që në mendje kanë vetëm një gjë – tri piëkt.

Takimi i para i ndërsjelltë në fillim të sezonit kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Një statistikë interesante është ajo se këto skuadra nuk kanë barazuar të dy ndeshjet kampionale brenda një sezoni në 30 vitet e fundit.

Pra, të paktën historia thotë se sonte do të kemi një fitues.

Juventus në anën tjetër po kalon formë të mirë, por jo të bindshme.

Zonja e vjetër nuk ka fituar asnjë takim këtë sezon përballë skuadrave që gjenden më lartë se ata në tabelë, duke pasur tri barazime dhe dy humbje.

Sonte ata do të tentojnë që të thyejnë këtë tabu, duke thyer Milan-in brenda në “San Siro”.

Ndeshja premton shumë spektakël, si gjithmonë, dhe vendosë shumë për vazhdimësinë e sezonit në elitën e futbollit italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore