Keni menduar ndonjëherë të vizitoni California-n? Një vend ku duhet të shkoni patjetër është San Francisco.
Pa dyshim, qyteti më i bukur! Kjo, sipas një ankete të medias ndërkombëtare “Time Out”, me 27 mijë banorë.
Sipas tyre, San Francisco renditet si qyteti më i bukur në botë.
Gjatë anketimit, grupi kërkimor studioi jetën e natës të secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore.
Po ashtu, edhe jetën sociale, e cila në vazhdën e COVID-19 “është më e rëndësishme se kurrë”.
Një tjetër element që e diferencon San Francisko-n është: kombinimi mes zhvillimit urban dhe atij rural.
Përveç se u rendit si qyteti më i bukur, për të mos u humbur, San Francisko veçohet edhe për përgjigjen efikase ndaj pandemisë – procesi i vaksinimit ka arritur në një nga nivelet më të larta.
Banorët e këtij vendi e mbështetën njëri-tjetrin, edhe gjatë karantinimeve të rrepta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
Bardhi thotë se Rama ka frikë nga interpelanca, radhit 4 fakte dhe shtron 4 pyetje publike për kryeministrin
-
Amerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë
-
Edhe Britania e do Asociacionin sa më shpejt që të jetë e mundur