Lajme

San Francisco në gri


Në San Francisco, gjithnjë shtihen shtëpitë e lyera me nuanca të ndryshme të grisë, duke zëvendësuar shtëpitë tipike.

Për vendasit, grija e ndërtesave konsiderohet një trend i sjellë nga banorët e rinj të pasur, të cilët kryesisht punojnë në kompanitë e mëdha kompjuterike në Kaliforni.

Marrë shkas nga kjo, edhe pëlqehet edhe kritikohet njëherazi, ka zbuluar faqja “The Post”.

Nga portokallia, te nuancat pastel ose rreshtat e shtëpive të stilit viktorian të lyera me ngjyra të ndryshme, San Francisco është një qytet shumëngjyrësh.

Lagje si Mission District dhe Haight-Asbury janë të njohura edhe për muralet dhe ngjyrat e ndezura me të cilat janë lyer shtëpitë.

Mirëpo, duke filluar nga viti 2014, edhe në këto lagje, shtëpitë pak a shumë të lashta filluan të shiheshin të lyera në ngjyrë gri dhe nuanca të saj.

Ndërtesa, herë me të njëjtat ngjyra e herë të tjera me elementë të zinj.

Për përkrahësit e grisë, ajo shihet si bashkëkohore dhe thelbësore që ndërtesat të duken më pak të pista nga jashtë.

Kurse për kritikët, stili i ri është i trishtuar dhe pa imagjinatë.

Gjithashtu përgjegjës për dukurinë e ashtuquajtur gentrifikim, ku një lagje e vjetër bëhet e modës. Nisin vijnë në të banorë të rinj, të pasur dhe ata të mëparshmit largohen pasi nuk mund të përballojnë më koston e qirave dhe të shërbimeve.

Për ngjyrimin gri, muzikanti Richard Segovia që ka jetuar prej vitit 1963 në një lagje shumëngjyrëshe të vendit, ka thënë se “duket sikur je në një varrezë”.

Megjithatë, grija nuk është e re në San Francisco.

Tanu Sankalia, profesor i Arkitekturës dhe Studimeve Urbane në Universitetin e San Francisco-s, ka treguar se shumica e shtëpive të stilit viktorian në qytet janë ndërtuar midis viteve 1850 dhe 1905.

Ndryshe, kjo mendohet si një periudhë e zgjerimit të madh, në të cilën u ndërtuan afro 50 mijë shtëpi, disa me stile dhe dekorime të ndryshme dhe të tjera mjaft të ngjashme me njëra-tjetrën.

Kjo është edhe arsyeja pse banorët nisën të përdorin ngjyrat për t’i dalluar ato.

Në fillim u përdor boja e bardhë për të lyer fasadat dhe detajet e ndërtesave, ndërsa dritaret u lyen me ngjyra të tjera si jeshilja e ullirit.

Më vonë, nisi përdorimi i ngjyrave të ndryshme, duke përfshirë atë gri, e cila në veçanti u bë simbol i kursimeve gjatë periudhës së Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

Më pas, gjërat filluan të ndryshonin me ardhjen e viteve gjashtëdhjetë.

Asokohe, San Francisco u ndikua nga një ndryshim i madh kulturor dhe shoqëror, mbi të gjitha falë lëvizjes hippie, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm duke përhapur ndër të tjera idenë e lirisë së shprehjes edhe përmes muzikës e artit.

Kështu, brenda një dekade, artistët e të ashtuquajturës lëvizje e ngjyrave pikturuan shumë shtëpi të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë me ngjyra të ndezura, si bluja dhe jeshile.

Me këtë, ata i dhënë jetë të re shumë shtëpive që deri pak vite më parë kishin qenë gri.

Kohët e sotme, sipas Sankalia-s, ata po i rikthehen sërish grisë.

Bob Buckter, i cili ka ofruar këshilla për ngjyrosjen e ndërtesave historike në Zonën e Gjirit për më shumë se pesëdhjetë vjet, ka thënë se banorët e San Francisco-s duket se janë mërzitur me polikrominë e shtëpive të qytetit.

Prandaj dhe kanë zgjedhur sërish grinë.

“Ideja për t’iu kthyer thjeshtësisë u pëlqye aq shumë sa u kopjua dhe gradualisht u shndërrua në modë, aq sa krijoi interes për tregun e pasurive të paluajtshme dhe u bë një nga simbolet e gentrifikimit të qytetit”, ka dalluar Buckter.

Për të tjerë, grija shërben edhe për të ri-zbuluar dhe theksuar formën e shtëpisë.

Sipas agjentes së pasurive të paluajtshme, Carol Koffel, jetojmë në një botë “aq të dendur me informacione saqë të shohësh një shtëpi shumëngjyrëshe viktoriane është paksa e habitshme”.

Kështu që, boja gri do të lejonte arkitekturën “të flasë vetë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore