Pajisje

Samsung tani me aksesorë ekologjik


Samsung njoftoi se do publikoj aksesorë ekologjik për pajisjet e saj Galaxy.

Koleksioni Samsung Eco-Friends sjell 55 mbështjellës dhe rripa të ndryshëm për Galaxy Z Fold5, Galaxy Z Flip5, seritë Galaxy Tab S9, Galaxy Watch6 duo dhe Galaxy Buds2 Pro.

Dizajni i aksesorëve u zhvillua në partneritet me Keith Haring, The Smiley Company, Pokemon, Minions, BTS duke emëruar vetëm disa.

Çdo produkt është bërë nga plastika e ricikluar, që përmban më shumë se 40% PCM (Post Consumer Material) dhe lëkurë vegane që është bërë nga PVC (jo nga bimët).

Samsung po bashkëpunon me dyqanin online SLBS (Slash B Slash) për të publikuar produktet në Korenë e Jugut, duke filluar nga tani. Ato do të jenë gjithashtu të disponueshme në dyqanet fizike në të gjithë kryeqytetin Seul, dhe më vonë do të arrijnë në 40 tregje të tjera në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore