Pajisje

Samsung kërkon falje për reklamën që tregon një grua duke vrapuar vetëm në orën 2 të mëngjesit


Ilustrim

Samsung është detyruar të kërkojë falje për reklamën e saj më të fundit, e cila tregon një grua që vrapon në një qytet në orët e para të mëngjesit.

Në një prononcim për “Radio 1 Newsbeat”, kompania ka thënë se krijimi i reklamës nuk ishte me qëllime të këqija dhe as të shfaqte pandjeshmëri rreth sigurisë së grave.

Marka e elektronikës, publikoi reklamën si pjesë e fushatës së saj “Samsung Galaxy Night Owls” që sugjeron se njerëzit mund të bëjnë stërvitjen e tyre të fitnesit  kur të duan, duke përdorur kështu një grua që zgjodhi të ndërroj orën e saj të zakonshme të vrapimit në 2 të mëngjesit.

Gruaja në video thotë: “Fli natën, vrapo më shpejt, shty më fort, ndiq kopenë, jo për mua, unë vrapoj në një orar tjetër: timin”.

Megjithatë që nga shfaqja e kësaj reklame, kompania ka marrë shumë kritika nga disa grupe të vrapimit të grave dhe nga aktivistet të cilat kanë pohuar se në realitet një gjë e tillë nuk ekziston.

Grupi i sigurisë së grave “Reclaim These Streets” e ka përshkruar atë si “të shurdhër” në dritën e vdekjes së Ashling Murphy, e cila u vra duke vrapuar në janar.

Vdekja e 23-vjeçares në Tullamore, Irlandë, hapi bisedën se sa të pasigurta ndihen disa gra duke vrapuar vetëm, veçanërisht gjatë natës.

Sipas shifrave zyrtare nga Zyra për Statistikat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjysma e grave në një moment të caktuar janë ndjerë të pasigurta kur kanë ecur vetëm në errësirë. Të njëjtën gjë e kanë ndjerë edhe kur kanë vrapuar, sipas pikëpamjeve të ndara në internet si kundërpërgjigje ndaj reklamës së Samsung.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore