Një njoftim i planifikuar për zgjerimin e BRICS-it në një samit të ardhshëm në Afrikën e Jugut do të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në rendin global, tha ambasadori i vendit në bllokun pesë-vendesh.
Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg”.
Krerët e shteteve nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut do të bëjnë një deklaratë për zgjerimin e grupit kur të takohen më vonë këtë muaj, tha Anil Sooklal në një konferencë në Johannesburg të mërkurën.
Njëzet e dy vende kanë kërkuar zyrtarisht të bëhen anëtarë me kohë të plotë të grupit dhe më shumë se 20 të tjerë kanë paraqitur kërkesa joformale.
BRICS është bërë “një forcë e fuqishme globale që po sjell ndryshime në botë”, tha ai.
“Ky ndryshim nuk vjen vullnetarisht. BRICS ka qenë një katalizator për një ndryshim tektonik që do të shihni në arkitekturën gjeopolitike globale duke filluar me samitin”, shtoi ambasadori afrikano-jugor.
Deri më tani, përfaqësues nga 71 vende janë ftuar për të marrë pjesë në samit, tha Sooklal. Takimi do të zhvillohet në Johanesburg në datat 22-24 gusht.
“Kjo do të jetë mbledhja më e madhe në kohën e fundit e vendeve nga Jugu Global që mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat aktuale globale”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
Lajmet kryesore