Përballje

Samba në “Santiago Bernabeu”, Vinicius hero i Real-it përsëri


Real Madrid-i ka arritur një fitore të madhe përballë Sevilla-s.

Në derbin e javës së 15-të në La Liga, skuadra e Ancelotti-t priste ishin e takimit, trajnerin Julen Lopetegui të Sevilla-s.

Ndeshja nisi shumë më mirë për mysafirët, që edhe gjetën golin.

Vetëm pas 12 minutave, një asistim i Acuna-s e gjeti të lirë Rafa Mir në një këndore, që për mrekulli shënoi me kokë.

Sevilla vazhdoi dominimin, por madrilenët u ndihmuan nga fati kur Ocampos goditi shtyllën.

Në minutën e 32-të, Real-i barazoi rezultatin.

Një predhë e Eder Militao-s, goditi shtyllën dhe topin e kthyer e shtyu në rrjetë i përhershmi Karim Benzema.

Me rezultat 1-1 u mbyll 45 minutëshi i parë.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por rrjeta nuk po tundej.

Kur u duk se pikët do ndahen, në skenë u ngjit Vinicius Junior.

Në minutën e 87-të, ai shfrytëzoi një pasim të Eder Militao-s, ndali topin me gjoks, bëri një lëvizje të vogël dhe me një predhë shënoi nga jashtë zonës.

Brazilian me kërcim samba e festoi golin që i solli tre pikë të mëdha Real Madrid-it.

Madrilenët udhëheqin me 33 pikë dhe një ndeshje më pak, të cilën e zhvillojnë të mërkurën përballë Athletic Bilbao-s.

Sevilla mbetet e katërta, me 28 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore