Gatimi

Sallatë me patate


Ilustrim

Sallata me patate përdoret me gatime të ndryshme, e shërbejmë me peshk, por edhe me mish. Sipas asaj recete, sallata me patate është më e lëngshme dhe më kremoze, dhe sekreti qëndron në supën e viçit.

Përbërësit:

1 kg patate

1 kokë qepë të kuqe

250 ml supë viçi

1 lugë çaji mustardë

1 lugë gjelle uthull vere të bardhë

3 lugë vaj

Pak piper

2 majë kripë

Disa degë majdanoz të freskët

Përgatitja:

Lani patatet dhe vendosini të plota në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe ziejini në lëkurë për rreth 30 minuta. Kur patatet të jenë zier, vendosini në ujë të ftohtë, lërini të ftohen pak për t’i qëruar dhe prerë më lehtë, më pas i qëroni dhe i prisni në rrathë me trashësi të barabartë.

Qepën e pastroni dhe e prisni në kubikë, e shtoni te patatet dhe e përzieni me kujdes.

Në supën e ngrohtë të viçit shtoni mustardën, uthullën, vajin, kripën dhe piperin, përziejini gjithçka mirë dhe hidhini sipër patateve, tundni butësisht enën dhe lëreni sallatën të qëndrojë për të paktën një orë në mënyrë që të gjitha aromat të thithen.

Majdanozin e freskët e grijmë imët, e spërkasim sipër sallatës, e rregullojmë sallatën me kripë dhe piper nëse është e nevojshme, e përziejmë me kujdes dhe e shërbejmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore