Lajme

Sallahu paralajmëron pako kundër krimit dhe korrupsionit


Zëvendësministri i Drejtësisë, Bekim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Bekim Sallahu, ka paralajmëruar pako ligjore ku thotë se do të goditet krimi e korrupsioni në vend.

“Janë disa pako ligjore ku do të goditet krimi dhe korrupsioni. Secili ligj që kemi bërë kemi analizuar çdo lloj koncept dokumenti. Shoqëria dhe marrëdhëniet shoqërorë ndryshojnë për shkak të ndër aktivitet që krijohen brenda shoqërisë. Mbi bazën e kësaj shoqëria po lëviz drejt BE-së”, është shprehur ai.

Sallahu thekson se prej 30 Projektligjeve sa kanë dërguar në Qeveri prej tyre janë miratuar vetëm 19.

“Prej 30 ligjeve i kemi dërguar jashtë ministrisë 24 ligje. 19 prej tyre janë miratuar në Qeveri të tjerat janë duke pritur që në mbledhje të radhës të miratohen”, u shpreh ai.

Sallahu thekson se nuk janë miratuar edhe 43 Projektligje shkaku që kanë pritur opinion të Komisionit të Venecias.

“I kemi 43 projektligje që nuk janë miratuar sepse kemi pritur disa opinione të Komisionit të Venecias sidomos për paketën ligjore të sistemit prokurorial”.

Po ashtu, ai shprehet se brenda paketës, opinioni është marrë dhe është përkthyer në dispozita ligjore, por shumë shpejt do të nisen këto projektligje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore