Shqipëria

“Sali Berisha non grata nga BE-ja”, Borrell nuk e konfirmon


Joseph Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, ka thënë se nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtetas shqiptar që të shpallet non grata nga BE-ja.

“Nga pikëpamja jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë”, ka thënë ai.

Por, sipas Borrell-it, “nuk ka asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”.

Një shpjegim ky, i dhënë prej tij, teksa është pyetur për qëndrimin e BE-së ndaj Sali Berishës, i cili është shpallur non grata nga SHBA-të.

Zyrtari i lartë i BE-së e dha deklaratën për gazetarët në konferencën e përbashkët me Edi Ramën dhe Oliver Varhely.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore