Sadik Durakut i vazhdohet paraburgimi në Serbi

SHFLETO

Pikë kalimi kufitar në Horgash.

 

Altina Marmullaku
04.06.2024 16:47
Loading Icons...

Sadik Duraku, i cili ishte ndaluar në Serbi që nga 17 prilli nën dyshimin për “krime lufte” gjatë vitit 1999, i është vazhduar masa e paraburgimit.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Goran Petronijeviç, në disa përgjigje për Radio Evropën e Lirë, i cili ka thënë se masa e paraburgimit i është vazhduar për shkak të rrezikut të arratisjes meqë Duraku është shtetas i huaj dhe nuk jeton në Serbi.

“Prokuroria, me pasivitetin e saj, na detyron si mbrojtje të dëshmojnë se ai nuk është fajtor. Sipas meje, provat e mbledhura nga Prokuroria nuk vërtetojnë në asnjë mënyrë pretendimet e tyre”, ka deklaruar ai.

Edhe më 1 qershor, autoritet e Serbisë kanë arrestuar një shqiptar të Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, duke pretenduar se i njëjti dyshohet për “krime lufte”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Tefik Mustafa, është arrestuar për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, kanë thënë se do të paraqesin kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jetish Jashari ta vizitojё Tefik Mustafën, nё mënyrë qё shteti dhe Qeveria tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Mustafës nga organet serbe.

Më 19 prill, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Serbi ia kishte caktuar një muaj paraburgim të premten një Sadik Durakut, shtetas i Kosovës me dyshimin se i njëjti “ka kryer krime lufte”.

Nga MPJD, u tha se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i kishte dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.