Pajisje

Sa kushton implantimi I kartës bankare në dorë?


Sipërmarrësi britaniko-polak Wojtek Paprota, pretendon se kompania e tij Walletmor është biznesi i parë që shet çipa bankare, që mund të implantohen te njerëzit.

Misioni i kompanisë është të zhdukë “portofolet” dhe t’i lejojë njerëzit të paguajnë për gjërat me “një tundje të dorës”, duke e bërë blerjen jashtëzakonisht të lehtë.

Faqja e internetit e Walletmor thotë se implantet kushtojnë 199 € (168 £) dhe përfshijnë një proces me tre hapa.

Së pari, klientët duhet të shkarkojnë një aplikacion të quajtur iCard. Më pas, klientët duhet të aktivizojnë implantin e tyre nëpërmjet aplikacionit. Hapi i fundit është të rezervoni një takim për të implantin në një klinikë mjekësore.

MailOnline pohoi gjithashtu se klientët tani kanë mbetur me çipa ‘të tepërta’ të implantuara në lëkurën e tyre dhe alternativa e tyre e vetme është t’i heqin ato, megjithëse Walletmor ‘insiston se po shikon mënyra për të riprogramuar çipat’.

Paprota tha për LADbible: “Ne jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e papritura në ofertën tonë britanike që ndodhën pas Brexit.

“Edhe pse problemi personalisht prek vetëm dy persona nga MB, ne jemi të fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme që do t’u mundësojë klientëve tanë nga MB të vazhdojnë përdorimin e implanteve. Ne besojmë, si 600 ambasadorët tanë nga e gjithë bota, se transhumanizmi dhe implantet inteligjente të sigurta do të jenë një pjesë e dukshme e zhvillimit global.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore