Jetesë & Stil

Sa e rëndësishme është koha e kaluar me familjen dhe miqtë


Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen bën një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për lumturinë. Koha që kaloni me shoqërinë është veçanërisht e rëndësishme, madje edhe për introvertët.

Familja

Kalimi i kohës me familjen është një nga mënyrat më të mira për të krijuar momente të paharrueshme. Asgjë nuk mund të zëvendësojë kohën që kaloni me familjen tuaj.

Me fëmijët më të vegjël, ka një shans të mirë që ju tashmë të kaloni më shumë kohë me ta, kurse me fëmijë më të rritur dhe adoleshentë është e vështirë të gjesh kohë për mbledhje familjare pasi që shumica prej tyre preferojnë të kalojnë më shumë kohë me miqtë.

Nëse nuk dini nga të filloni, merrni parasysh gjërat e vogla: darkë në tryezë ose një lojë tavoline në mbrëmje.

Nëse lojërat nuk janë ideja e familjes suaj për një kohë të mirë, provoni aktivitete të jashtme, ndoshta një shëtitje në park, ose edhe projektet përreth shtëpisë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfshirë të gjithë, për të punuar drejt një qëllimi.

Inkurajoni familjen tuaj të kalojë kohë së bashku duke kërkuar mundësi për të bërë gjëra, për të cilat të gjithë do të interesoheshin. Mund të jetë një sfidë në fillim, por së shpejti do të bëhet një rutinë e këndshme.

Miqtë

Përveç familjes vend të rëndësishëm në jetën e çdo njeriu zënë edhe miqtë. Një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin është kalimi i kohës me shoqëri, kjo mund të ndihmojë në shkrirjen e shqetësimeve të botës dhe të ju ofroj një kohë të këndshme.

E ndërsa plakemi, dhe jeta bëhet më e shpejtë, koha që kishim dikur për miqtë tanë, duket se zvogëlohet. Ju mund ta mos e vini re në fillim, por së shpejti daljet tuaja do të zëvendësohen nga takimet e shkollës apo punës.

Mëngjeset tuaja janë të zëna dhe të nxituara, bisedat telefonike që keni pasur çdo ditë me mikun tuaj, ngadalë po kthehen në çdo javë.

Pa përshtatja e kohës, për miqtë është fatkeqësisht një nga gjërat e para kur jeta fillon të ngarkohet, ky fakt edhe pse mund të duket tragjikë, është gjithashtu i parandalueshëm.

Kalimi i kohës me miqtë është një nga kënaqësitë e mëdha në jetë, e që mund t’ju ​​kushtojë shumë pak, por ju shpërblen shumë. E rëndësishme është të gjeni kohë për miqtë tuaj, duke e planifikuar atë.

Një mënyrë për ta bërë këtë me sukses, është të gjeni qëllime të përbashkëta që të dy mund të keni dhe të kaloni kohën tuaj së bashku duke punuar në arritjen e këtyre qëllimeve.

Të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen tuaj është e dobishme për mirëqenien tuaj mendore, si dhe marrëdhëniet tuaja. Me miqtë dhe familjen kohërat tuaja të mira janë më të mira dhe hidhërimet tuaja janë të ndara, kështu që mos e harroni këtë fushë të rëndësishme në jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore