Lajme

Rusia mohon akuzat se ka bombarduar Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka mohuar akuzat e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se Rusia është përgjegjëse për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Forcat ushtarake ruse, më 7 mars, u akuzuan nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë si përgjegjëse për bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore