
Sipas analistëve ushtarak Rusia ka propozuar bllokimin e WhatsApp, si pjesë e një përpjekje për të monitoruar dhe kontrolluar informacionet lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Meta njoftoi planin për të publikuar WhatsApp Channels në 150 shtete. Ky projekt ngjan me funksionet e ofruara nga aplikacioni Telegram.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka thënë se ekziston mundësia që Rusia të përfshihet në këtë listë, raporton Sky News.
Rusia kishte vënë më parë kompaninë Meta në listën e saj të “ekstremistëve” dhe kishte ndaluar qasjen në Facebook dhe Instagram.
Sipas ISW, zyrtarët rusë kanë propozuar bllokimin e WhatsApp, veçanërisht nëse ky aplikacion do të shpërndante informacione të ndaluara.
Thinktank-i raporton se autoritetet ruse po përpjekin të kufizojnë hapësirën e informacionit në rrjetet sociale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike