Shqipëria

Rusia është kundër planeve të “Shqipërisë së Madhe”


Rusia është kundër ideve të “Shqipërisë së Madhe”. Kjo, sipas një njoftimi të përditësuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Për autoritetet ruse, një rihartim i kufijve në Ballkan “do të ishte katastrofik për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.

Ndërkaq edhe Ambasada Ruse në Greqi përmes një postimi në Twitter, citon Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse.

“Ne ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me diskutimet për krijimin e të ashtuquajturës ‘Shqipëri e Madhe’ nëpërmjet shkrirjes së ‘dy të ashtuquajturave shtete shqiptare’ në Ballkan. Plane të tilla mund të cilësohen vetëm si provokuese. Çdo ridizenjim i kufijve në rajon është, sipas definicionit, katastrofik për stabilitetin tashmë të brishtë në këtë pjesë të Evropës”.

Në tetor të vitit 2021, autoritetet ruse reaguan sërish ndaj “planeve shqiptare” pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për një bashkim të mundshëm me Kosovën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i konsideronte deklaratat e Ramës “absolutisht të papranueshme” dhe një “provokim të guximshëm”.

Zakharova vuri në dukje se planet për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” janë në kontrast me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Është veçanërisht e pazakontë. Këtu shkelja e dokumentit që është themelor për zgjidhjen e Kosovës është deklaruar si ‘objektiv kyç’ në karrierën politike të liderit të një vendi ballkanik”, nënvizoi më herët zëdhënësja ruse.

FPI

Instituti i Politikave të Jashtme (FPI), pjesë e Universitetit “John Hopkins”, publikoi më herët një raport në të cilin thekson se “çdo lider në Shqipëri ose Kosovë të sanksionohet nga autoritetet amerikane nëse promovon ndonjë ‘bashkim’ mes vendeve”.

Publikimi rëndit dhjetë mënyra se si Administrata Biden mund të avancojë konvergjencën mes vendeve.

Dy hapat e njëanshëm që SHBA-të mund të ndërmarrin janë emërimi i një të dërguari special për njohjen e Kosovës dhe sanksionimi i udhëheqësve që promovojnë bashkimin.

Ky raport është pjesë e një artikulli më të zgjeruar mbi ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

I titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj”, ai ravijëzon se “shpërbërja e dhunshme e tre dekadave të Jugosllavisë mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë”.

Aspiratat

Ky raport mbron në thelb një strategji të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi ofertat për konvergjencë.

“Së pari, sa më i integruar të jetë veriu i vendit që dominohet nga serbët, aq më pak i realizueshëm është ndonjë ‘bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë’”, vijon publikimi.

Sipas saj, në vend të një pikëmbështetjeje për destabilizimin e ndikimit politik rus dhe kinez, Kosova do të kthehej në një mburojë.

Kjo, kundër aspiratave etno-territoriale dhe përmbysjes etno-kombëtare që Moska dhe Pekini promovojnë.

Rritja e unitetit brenda aleancës perëndimore dhe përfitimet e saj shkojnë përtej Kosovës, shton publikimi i FPI-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore