Lajme

Rusia bllokon Google News


Rusia ka bllokuar aksesin në faqen e lajmeve, Google Neës, pasi e akuzoi për publikim të informacionit të rremë rreth luftës.

Vendimi erdhi me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Sipas raportit, zyra përcaktoi se faqja e internetit “siguroi akses në publikime dhe materiale të shumta që përmbajnë informacione jo të besueshme në lidhje me rrjedhën e një operacioni special ushtarak në territorin e Ukrainës”.

Shumë faqe interneti në gjuhën angleze – duke përfshirë Facebook dhe Instagram – janë bllokuar në Rusi që nga pushtimi i Ukrainës. Një ligj i ri atje e bën të paligjshëm raportimin për ngjarje që mund të diskreditojnë forcat ruse.

Alphabet – kompania mëmë e Google – kishte thënë më herët se do të bllokonin pagesat e reklamave në faqet e internetit dhe videot në YouTube që përhapin informacione të rreme dhe të dëmshme për luftën.

Në një email drejtuar botuesve, të parë edhe nga Reuters, Google tha se nuk do të shfaqte reklama së bashku me “pretendimet që nënkuptojnë se viktimat janë përgjegjëse për tragjedinë e tyre apo raste të ngjashme të fajësimit të viktimave, të tilla si pretendimet se Ukraina po kryen gjenocid apo po sulmon qëllimisht qytetarët e saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore