Kultura

Rusi: Zbulohet rinoceronti i epokës së akullnajave


Një rinoceront i përbërë nga një shtresë leshi e epokës së akullnajave, me organe të brendshme akoma të paprekura, është shkrirë nga akulli që e kishte rrethuar në veriun e Rusisë.

Media ruse raportoi të mërkurën, se kufoma u zbulua nga shkrirja e një mase të akullt në Yakutia në gusht.

Shkencëtarët po presin që rrugët e akullit, në rajonin e Arktikut, të bëhen të kalueshme për ta dërguar atë në një laborator, për ta studiuar më tepër.

Kjo gjetje është ndër kafshët më të veçantë të Epokës së Akullit të gjetur deri më sot.

Kufoma ka shumicën e indeve të saj të buta ende të paprekura, duke përfshirë pjesë të zorrëve, flokë të trashë dhe pak yndyre në trup. Gjithashtu briri u gjet pranë tij.

Vitet e fundit janë bërë zbulime të mëdha të mamutëve, rinocerontëve të leshtë, që i përkasin Epokës së Akullnajave dhe këlyshëve të luanëve të shpellave, ndërsa ngrica e përhershme shkrihet gjithnjë e më shumë nëpër zona të mëdha të Siberisë për shkak të ngrohjes globale.

A

Yakutia 24 TV citoi Valery Plotnikov, një paleontolog në degën rajonale të Akademisë Ruse të Shkencave, të thoshte se “rinoceronti prej leshi ka të ngjarë të ishte tre ose katër vjeç kur vdiq.

Shkencëtarët datuan kufomën diku nga 20 mijë deri në 50 mijë vjet të vjetra. Një vendim më i saktë do të jetë i mundur pasi të dorëzohet në një laborator për studime radiokarboni.

Kufoma u gjet në bregun e lumit Tirekhtyakh, në rrethin Abyisk, afër zonës ku u gjet një rinoceront tjetër i ri me lesh në 2014.

Studiuesit datuan me atë ekzemplar, të cilin ata e quajtën Sasha, në moshën 34 mijë vjeç./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore