Lajme

Rusi: Putin do të ketë shumicën e parlamentit


Në ditën e fundit të votimeve tre-ditore, sondazhet e para zbulojnë se partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” do të ketë sërish shumicën e parlamentit.

Partia e Presidentit rus Vladimir Putin nuk pati “kundërshtar”, pasi shumica e kritikëve të Kremlin-it u ndaluan të kandidojnë.

Në prag të votimit të kësaj fundjave, të gjithë aleatët e tij kryesorë u arrestuan ose ishin larguar nga Rusia.

Zgjedhjet u dëmtuan gjithashtu nga pretendimet për censurë dhe tejmbushje të votave nëpër kuti.

Reagimet

Ndërsa votimi filloi të premten 17 shtatorit, Apple dhe Google shkaktuan një trazirë në opozitën ruse pasi hoqën aplikacionin “Smart Voting” të kritikut kryesor të Putin-it, Alexei Navalny.

Kjo e fundit u tregonte mbështetësve se cilin kandidat duhet të shmangnin për të hequr dorë nga politikanët e lidhur me Kremlin-in.

Ekipi i Navalny-t tha se Google, kishte respektuar kërkesat e bëra nga rregullatori rus i mediave Roskomnadzor.

Mediat sociale ruse ndërkohë u mbushën me raporte për mbushje votash dhe ushtarakë që patrullonin në qendrat e votimit.

Kritikët gjithashtu vunë në dukje votimin në internet dhe kufizimet e reja te vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve.

Monitoruesi i pavarur i zgjedhjeve “Golos”, të cilin autoritetet ruse e quajtën “agjent të huaj” përpara sondazheve, kishte gjurmuar më shumë se 2 mijë 750 raportime për shkelje të votës.

Sondazhet

Sondazhet e fundit shtetërore treguan më pak se 30 përqind të rusëve që planifikonin të votonin për partinë, duke rënë të paktën 10 pikë në përqindje përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2016.

Rusia e Bashkuar ka dëshmuar gjatë këtyre zgjedhjeve një rënie të mbështetjes së saj.

Por partia në pushtet pritet gjerësisht të ruajë shumicën e saj të dy të tretave në dhomën e ulët, duke e lejuar atë të bëjë ndryshime legjislative pa rezistencë.

Sondazhi i Agence France Presse

Përveç Rusisë së Bashkuar, 13 parti të tjera po marrin pjesë në zgjedhje.

Sidoqoftë, ato shihen si kundërshtarë simbolik ndaj Kremlin-it zyrtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore