Lajme

Rumania regjistron numrin më të lartë të azilkërkuesve për vitin 2020


Sipas të dhënave nga Inspektorati i Përgjithshëm për Imigracionin, Rumania ka regjistruar një numër rekord të azilkërkuesve për vitin 2020. Në krahasim me vitin 2019 ka pasur një rritje prej 137%.

“6 mijë e 138 kërkesa për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare u bënë gjatë periudhës së referimit, duke u rritur me 137% gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2019. Në të njëjtën kohë, duke tejkaluar numrin më të madh të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare drejtuar shtetit rumun  4 mijë e 820 kërkesa për azil të paraqitura në vitin 2017”.

Shumica e kërkesave u regjistruan në qendrat rajonale në Timisoara, Bukuresht dhe Maramures. Ku shumica e azilkërkuesve ishin nga Afganistani me një numër prej 2 mijë e 384. Duke pasuar me azilkërkues që vinin nga Siria më një numër prej 1 mijë e 459 dhe Iraku me 416 azilkërkues.

Në të njëjtën kohë, në vitin 2020, më shumë se 1 mijë njerëz janë regjistruar në programin e integrimit. 23% më shumë se në vitin 2019. Shumica e tyre ishin nga Siria, Somalia, Iraku dhe Afganistani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore