Sport

Rruga për në Stamboll në Ligën e Kampionëve


Finalja e Ligës së kampionëve, për vitin 2021 do luhet në Stamboll ku klubet do kenë një rrugë mjaft të vështirë për të shkuar në finale.

Shorti për çerek finale dhe gjysmë finalet e Ligës së Kampionëve ishte mjaft interesante, por vazhdimi nuk do jetë i njejtë pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ekipet që do luajn kundër në çerek finale janë:

Manchester City – Borussia Dortmund

FC Porto – Chelsea

Bayern Munchen – Paris Saint Germain

Real Madrid – Liverpool

Gjysmë finalja e parë do luhet mes fituesit të Bayern e PSG dhe Manchester City- Dortmund.

Ndërsa, gjysmëfinalja tjetër do luhet mes fituesit të Real Madrid e Liverpool dhe Porto- Chelsea.

Në këto ndeshje do përsëritet finalja e vitit të kaluar mes Bayern Munchen dhe PSG ku do shohim një derbi mes kampionit në fuqi dhe nën kampionit

Po ashtu do përsëritet finalja e vitit 2018 mes ekipit mbretëror Madrilen dhe kampionëve në fuqi të premierligës, Liverpool.

Liverpool kërkon hakmarrje ndaj madrilenëve, por mungesat mund të luajn rol kryesor në këtë ndeshje.

Manchester City do përballet me gjigandët gjerman, Borussia Dortmund të cilët do i udhëheq super ylli i Erling Haaland.

Chelsea do luaj përball Porto, të cilët arritën të mposhtin Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore