
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se rruga ku ndodhet ambasada ruse dhe ukrainase, do të emërohet si “Ukraina e Lirë”.
“Ambasadave do t’u duhet të ndryshojnë adresën në kartëvizitat e tyre, kurse Posta Shqiptare do t’ua sjellë postën në rrugën ‘Ukraina e Lirë’”, shkruan ai përmes një postimi në median sociale Twitter, të shtunën e 5 marsit.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shqipëria- anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)- iu bashkua vendeve të tjera evropiane duke vendosur sanksione ekonomike dhe ndaluar avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.
Rruga më parë mbante emrin e Donika Kastrioti, gruaja e heroit kombëtar të Shqipërisë Skënderbeu.
Në rrugë ndodhen edhe ambasadat e Serbisë dhe Kosovës.
Kryebashkiaku Veliaj tha se emri i ri do të jetë një kujtesë për stafin e ambasadës ruse.
“Rusët do të duhet të punojnë, të jetojnë dhe të marrin postën e tyre në një adresë rruge në Ukrainën e Lirë”.
Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të kapur ato që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes