Stil

Rrobat rrjetë janë një hit veror


Ilustrim

Trendi i copave verore me grep vjen nga dekadat e kaluara të modës, dhe në vizionet e reja të stilistëve mbart një dozë nostalgjie hipi.

Ky sezon dominohet nga stilet e modës të dekadave të ndryshme nga e kaluara, kryesisht ato të viteve 1990 ose fillimit të viteve 2000.

Të relaksuara, të shkujdesura, natyrale – trikotazhet verore janë një trend që vështirë t’i rezistosh sepse është sinonim i stinës me diell.

Një rrjet i endur mode zbulon lëkurën, por asnjëherë në mënyrë vulgare, shkruan revista “Gloria Glam”.

Në versionin modern, copat me grep vishen me ngjyra neutrale, me prerje të thjeshta, në një pamje njëngjyrëshe.

Minimalizmi arrihet më lehtë përmes nuancave bezhë dhe ngjyrës së rërës, ndërsa opsioni më elegant, i përshtatshëm për një dalje në mbrëmje, është e zeza klasike.

Fustani rrjetë ishte mjaft i zakonshëm në pasarela në njoftimet për këtë sezon. Shumë stilistë pretendojnë se ky model mund të quhet edhe universal.

Kur zgjidhni një rrjetë, kushtojini vëmendje strukturës së saj, vendosni nëse dëshironi shtresën e poshtme të veshjes dhe gjithashtu mendoni se si do t’ju duket e gjitha.

Fustani me rrjetë në versionin e plazhit nuk do të lërë askënd në shok, por për një rast tjetër apo një mbrëmje jashtë – konsiderojeni mirë atë.

Veshjet e mbrëmjes nuk duhet të jenë tërësisht rrjetë, ato thjesht mund të plotësohen me të.

Edhe pse fustani nuk është gjithmonë i përshtatshëm, rrjeta mund të përdoret si një detaj i veçantë, për të mos hapur trupin, por përkundrazi për ta mbuluar, por në një mënyrë shumë interesante dhe të pëlqyeshme.

Edhe pse rrjeta nuk është gjithmonë e përshtatshme, ajo mund t’ju ndihmoj si detaj i veçantë në rastet kur dëshironi të mbuloni ndonjë pjesë të trupit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore