Përballje

Rrjetat nuk tunden në Bergamo, Inter hap fals për titullin


Ndeshja kryesore e javës në Serie A u zhvillua në Bergamo, me skuadrën e Atalanta-s që ishte nikoçire e liderëve të Inter-it.

Dy nga tri skuadrat me sulmin më të mirë në Italia, pritej që sonte të dhuronin spektakël, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Ndryshe nga ç’pritej, të dy skuadrat u fokusuan më shumë te kundërsulmi, por duke mos pasur sukses.

Kështu, me mundësi të pakta të krijuara, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shkojë deri te rrjeta.

Pas 90 minutave lojë, rezultati në semafor ishte ai i njëjti me të cilin filloi edhe takimi.

Në një ndeshje të luftuar, por pa shumë raste, zot i ndeshjes ishte paqja.

Të dy skuadrat në shtëpi shkuan pa tri pikë, por të paktën e arritën një, me Inter-in që bëri hap fals për titull dhe Atalanta-n që mbajti gjallë ato pakë shpresa që kanë mbetur.

Pas javës së 21-të, Inter ka 50 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Milan, dhe tetë më shumë se Atalanta, që me 42 ndodhet në vendin e katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore