Biznes

Rritje me 7,7% e çmimeve të konsumit gushtin e vitit 2022


Për muajin gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, inflacioni ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Veçanërisht për çmimet në fushën e transportit dhe ushqimeve.

Referuar raportit të fundit nga INSTAT-i, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin gusht të vitit 2022 është 7,7 për qind.

Sakaq, rritja më e madhe e çmimeve prej 14,4 për qind vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 për qind.

Nga ana tjetër, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar rritje me 5,5 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 për qind, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 4,7 për qind secili.

Kurse grupi “Veshje dhe këpucë” ka shënuar rritje me 2,8 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 për qind, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4 për qind, “Shëndeti” me 1,3 për qind, “Shërbimi arsimor” me 1,2 për qind dhe “Komunikimi” me 0,8 për qind.

Ndryshimet vjetore dhe mujore të IHÇK

Për sa i përket ndryshimit mujor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit po ashtu për këtë gusht, ai është 0,7 për qind.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 4,4 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 për qind.

Ndërsa grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar rritje me 0,6 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, me 0,4 për qind secili.

Ndërsa grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 për qind, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 për qind secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 për qind.

Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore