
Eksportet e mallrave, për muajin dhjetor të vitit 2022, arritën vlerën 40 miliardë lekë, duke u rritur me 26,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por janë ulur me -4,5 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit 2022, sipas raportit të fundit nga INSTAT-i.
Kurse importet e mallrave arritën vlerën 95 miliardë lekë, duke u rritur me 7,7 për qind në krahasim me një vit më parë dhe me 22,3 për qind në krahasim me nëntorin e vitit 2022.
Për po të njëjtin muaj, deficiti tregtar është 54 miliardë lekë, duke u ulur me -2,9 për qind krahasuar me dhjetorin 2021 dhe duke u rritur me 54,2 për qind në krahasim me nëntorin 2022.
Eksportet e mallrave, në vitin 2022, arritën vlerën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32,0 për qind.
Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18,7 për qind krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 464 miliardë lekë, duke u rritur me 7,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, në rritjen e eksporteve prej 26,1 për qind, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +17,5 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +4,0 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,5 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,2 pikë përqindje.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, në rritjen e importeve prej 7,7 për qind kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9,6 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,8 pikë përqindje.
Kurse negativisht kanë ndikuar grupet: “ Produkte kimike dhe plastike” me -2,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,5 pikë përqindje.
Sakaq, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,4 pikë përqindje.
Ndërkohë, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me dhjetorin 2021 janë: Itali (0,8 %), Maqedoni (273,6 %) dhe Kosovë (17,5 %).
Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Gjermania (16,5 %) .
Në vitin 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (35,1 %), Kosovë (0,2 %) dhe Gjermani (58,6 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (0,9 %).
Po për dhjetorin 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Zvicra (690,2 %), Turqia (2,7 %) dhe Kina (43,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Dhjetor 2021 janë: Italia (7,9 %), Greqia (25,1 %) dhe Kosova (20,0 %).
Kurse vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (5,9 %), Turqia (33,1 %) dhe Kina (18,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (10,3 %), Rusia (27,3 %) dhe Austria (1,1 %).
Ndërkaq, shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 51,5 për qind të gjithë tregtisë.
Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 66,2 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 45,2 për qind të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (24,0 %), Zvicra (11,1 %), Turqia (7,7 %) dhe Kina (7,3 %).
Shkëmbimet tregtare, në vitin 2022, me vendet e BE-së zënë 59,0 për qind të gjithë tregtisë.
Në periudhën Janar – Dhjetor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,4 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,6 për qind të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,0 %), Turqia (8,4 %), Greqia (6,9 %) dhe Gjermania (6,3 %).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lea Ypi ironizon me Braverman: Ftoi delegacionin shqiptar për “çaj mali” në Home Office
-
Rama zyrtarizon shpërblimin prej 5 mijë lekësh për pensionistët
-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së