
Për muajin tetor të këtij viti, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 8,0 për qind.
Sipas raportit të fundit të INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,7 për qind vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga “Transporti” me 12,9 për qind.
“Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” ka një rritje me 6,5 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 për qind dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,9 për qind.
Më tej vjen grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me një rritje prej 3,8 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 për qind, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4 për qind secila.

Ndërkohë, grupi “Argëtim dhe kulturë” ka pasur një rritje me 2,0 për qind dhe “Komunikimi” me 0,6 për qind.
Nga ana tjetër, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për tetorin e këtij viti është 0,3 për qind.
Dhe ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0,8 për qind, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 për qind.

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka pësuar një rritje me 0,5 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 për qind, kurse “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 për qind.
Sakaq, grupet “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 për qind secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 për qind.
Ndërsa çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,8 për qind, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 për qind dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje