![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/instat-papun-euml-sia-n-euml-shqip-euml-ri-vazhdon-t-euml-rritet-problem-t-euml-rinjt-euml-e-papun-euml_hd-780x439-1.jpg)
Shumë qytetarë në Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe në Kosovë, kanë humbur punën pas muajit mars 2020, si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Ku, u mbyllën pjesa më e madhe e bizneseve.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) NË Shqipëri, 50 mijë qytetarë humbën punën, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi. Ndërsa numri i të punësuarve, arriti në 1 milion e 224 mijë, në fundin e tre mujorit të dytë të vitit që lamë pas.
Papunësia në Shqipëri, arriti në 11.9%, ku më i prekur është sektori i industrisë dhe shërbimet e bujqësisë.
Sipas ekspertit, zëvëndësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, papunësia në Shqipëri ka ndodhur për tre arsye. Njëra ka lidhje me arsyen strukturore të ekonomisë, papunësia sezonale dhe papunësia e fërkimit. Kjo ka të bëjë me gjetjen e vendit të punës që i përshtatet aftësive të njerëzve.
Edhe në Maqedoninë e Veriut, 53 mijë e 708 qytetarë, kanë humbur punën, për shkak të pandemisë. Sipas, Agjencisë së Punësimit në RMV, nga këta qytetarë, 30 mijë janë vetëm në Shkup.
Eksperti i ekonomisë, Gadaf Rexhepi, papunësia erdhi, pasi katër paketat ekonomike të Qeverisë, nuk kanë dhënë rezultatin maksimal.
Gjithashtu, në Kosovë, u regjistruan 77 mijë të papunë. Papunësia arriti kulmin në periudhën prill-qershor 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com