Kosova

Rritet numri i ushtarëve amerikanë në Kosovë


Ushtarët amerikanë që do t'i bashkohen KFOR-it.

Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, do t’i bashkohen së shpejti edhe 20 ushtarë amerikanë.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, e cila ka publikuar njoftimin e Grupit të Mbështetjes Rajonale 734, ku theksohet se ata do të ofrojnë mbështetje për forcat e ShBA-së dhe NATO-s përgjatë operacioneve paqeruajtëse në Kosovë.

Ushtarët amerikanë që do t’i bashkohen KFOR-it.

“Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës së sotme për t’i përcjellë rreth 20 ushtarë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët po vendosen në Kosovë. Ata do të ofrojnë mbështetje për ligjin dhe rendin për forcat e SHBA-së dhe NATO-s gjatë operacioneve të vazhdueshme paqeruajtëse ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas tensioneve të fundit në Veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, i janë shtuar trupat në rradhët e tij, për të treguar kështu vendosmërinë e Aleancës në parandalimin e çfarëdo incidenti që mund të shkaktonte ndonjë krizë më të gjerë.

“Në Veri KFOR-i është katërfishuar dhe janë trefishuar patrullimet” – intervistë ekskluzive me Özkan Ulutaş, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore