Shqipëria

Rriten eksportet bujqësore në tregjet ndërkombëtare


Eksportet bujqësore në tregjet ndërkombëtare janë rritur me 17% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, të shtunën e 24 korrikut, gjatë një takimi me fermerët të zonave të ndryshme dhe drejtues të pikave të grumbullimit që operojnë në vendin tonë.

“Në këtë gjatë mujor jemi rritur në krahasim me gjashtë mujorin e vitit të kaluar me 17% dhe vlera e eksporteve shqiptare ka shkuar 214 milionë dollarë”, ka theksuar ministrja Ekonomi.

E shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, ministrja e Bujqësisë shtoi se, nga viti 2017 deri më sot , eksportet bujqësore janë rritur me 27.5% dhe vlera e tyre është 400 milionë dollar.

Gjithashtu njoftoi se janë shtuar vendet me të cilat Shqipëria kryen shkëmbime tregtare, “nga 59 në vitin 2013, në 82 vende në vitin 2020”.

Gjatë këtij gjashtëmujori, sipas Ekonomit, janë nisur 9 mijë e 66 ngarkesa për 123 mijë ton prodhime bujqësore, të shoqëruar me certifikate fitosanitare.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore