Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse punojnë në Gjermani

SHFLETO
albanianpost
05.07.2022 19:57
Loading Icons...

Agjencitë gjermane të sigurisë po monitorojnë aktualisht rreth 200 spiunë rusë që veprojnë në Gjermani, ndërsa mbikëqyrësi i tyre punon në ambasadën ruse.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta gjermane “Bild”.

“Ne po shohim shkallën e aktivitetit agresiv të inteligjencës ruse në të gjithë Evropën. Ne ndoshta dimë vetëm dhjetë për qind të asaj që ata po bëjnë”, thotë John Sawyer, ish-kreu i inteligjencës britanike MI-6.

Detyra kryesore e spiunëve rusë është mbledhja dhe transmetimi i informacionit për politikanët vendas, drejtuesit e kompanive të mëdha, si dhe ata që kritikojnë Rusinë.

Një qëllim tjetër, sipas ekspertit të politikës së brendshme Sebastian Fiedler, është krijimi i terrenit për një ndarje në shoqërinë gjermane.

Kujtojmë se Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës tërhoqi vëmendjen e politikanëve dhe nëpunësve civilë për faktin se “në zona veçanërisht të rëndësishme, si qarku qeveritar në Berlin, rreziku i përgjimeve (nga Rusia) dhe rreziku i rrjedhjes së paautorizuar të të dhënave është real dhe nuk duhet nënvlerësuar”.

Përveç kësaj, sipas raportimeve të mediave, Zyra e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit kanë paralajmëruar për sulme të synuara ndaj llogarive të politikanëve kryesorë të qeverisë gjermane.