
Ndërsa në mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka pretenduar se KFOR-i është dislokuar në pesë pika të ndryshme të Komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e Njësisë Speicale të Policisë në këtë qytet.
Sipas Rakiç ky vendim i KFOR-it ka ardhur pas kërkesës së Listës Serbe, kërkesë kjo e artikuluar në takimin e ditës së djeshme midis përfaqësuesve të kësaj Liste me kolonelin amerikan të KFOR-it, të cilët po kujdesen për mbarëvajtjen e sigurisë në Komunën e Zveçanit.
“Pas takimit të djeshëm me komandantin e përgjithshëm të kësaj pjese, kolonelin amerikan të KFOR-it, morëm garanci dhe shohim se sot e kanë përmbushur premtimin e tyre, kanë dislokuar forcat e tyre në pesë pika të zonës, për të penguar hyrjen e Njësia Speciale të Policisë për të parandaluar ndonjë incident eventual”.
Ndonëse ditë më parë struktural paralele serbe të dirigjuar nga Lista Serbe sulmuan në mënyrë brutale ushtarët e KFOR-it në Komunën e Zveçanit, Rakiç, ka deklaruar se “populli serb nuk ka asnjë problem me pjesëtarët e KFOR-it”.
“I bëj thirrje popullit serb që të bashkëpunojmë me pjesëtarët e KFOR-it”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri