Sport

Rrahmani rikthehet në stërvitje


Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte jashtë fushave të blerta që nga muaji tetor, teksa kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Cremonese-s.

Megjithatë, duket se tashmë më e keqja ka kaluar, me 28-vjeçarin që është rikthyer në stërvitje dhe ka kryer një seancë të plotë stërvitore së bashku me pjesën tjetër të grupit.

Trajneri i Napoit, Luciano Spalleti, pritet që gradualisht ta bëjë pjesë të formacionit teksa mbrojtësi Rrahmani ishte shndërruar në njërin ndër futbollistët kryesorë të Napolit.

Napoli këtë sezon synon të fitojë titullin kampion dhe është në rrugë të mbarë pasi kryeson Serie A me 41 pikë, tetë më shumë se ndjekësit e afërt të Milan-i, ndërsa ndeshja e parë për vitin e ri do të jetë ajo ndaj Inter-it në “San Siro” më 4 janar.

Nga ana tjetër, kujtojmë se napoletanët janë të impenjuar gjithashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ndaj për trajnerin Spalleti është tejet e rëndësishme organika e plotë.

Ky është sezoni i tretë për Rrahmanin me fanellën e Napolit i cili u transferua në vitin 2020 nga Verona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore