Sport

Rosi: Lojtarët e Shqipërisë janë më cilësorë se të Hungarisë


Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, ka deklaruar se Shqipëria tregoi përsëri se janë një skuadër shumë e mirë dhe nuk duhej nënvlerësuar nga historia që kishin.

Në konferencë për media, ai insistoi se humbja kishte ardhur për shkak se futbollistët shqipërtarë ishin më cilësorë se ata hungarez.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte, lojtar i shkëlqyer”, tha Rosi.

“Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim e në pasime. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve”.

Më pas, Rosi theksoi se ekipi hungarez kishin rënie në performancë që nga Kampionati Evropian, dhe tha se Hungaria po luante shumë mirë deri në 15 minutat e fundit.

Pas Evropianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Nuk ndjej se luajtëm keq, bëmë gabime, e humbëm disa topin herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit”.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti, siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua”.

Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime”, përfundoi trajneri i Hungarisë.

Kujtojmë se Shqipëria mposhti Hungarinë në ndeshjen historike që i afron kuqezinjtë sa më afër Kupës së Botës Katar 2022.

Broja ishte heroi i ndeshjes, i cili u inkuadrua në minutën e 66-të dhe shënoi në të 80-tën për t’i dhënë fitoren Shqipërisë.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është përballë Polonisë, e cila është më e rëndësishmja për pozitën e dytë në Grupin I.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore